ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MESIMORE NR - 13
Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Edukatë muzikore
Shkalla e kurrikulës: I Klasa: 1
Tema: Lojërat muzikore Rezultati i të nxënit të temës:
Luajnë lojëra të ndryshme, ku sinkretizohet fja- la,
muzika, mimika, lëvizja, ana vizuale etj.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3; I.5.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara): 1.1; 1.6;
ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Njësia mësimore: Shiu dhe loja me ombrella
Fjalët kyçe:
Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:
Interpreton duke e mbajtur ritmin e
melodisë së këngës përmes imitimit;
Dëshmon krijimtari në punimin e kërkuar
Kriteret e suksesit:
Përcaktohen me nxënësit në klasë.
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Videoprojektor, ombrella, instrument muzikor, fletë,
ngjyra etj.
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore: Gjuha shqipe,
matematikë, edukatë figurative, njeriu dhe natyra, edukatë fizike, sportet dhe shëndeti
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE
Hapi 1: Nxënësve u paraqitet përmes videoprojektorit një video duke rënë shi (https://www.youtube.
com/watch?v=YF6iEX6_fYo). Ata shohin dhe dëgjojnë tingujt e pikave të shiut, meloditë që krijohen varësisht
se me çka përplasen pikat (xham, ujë, tokë, metal etj.).
Hapi 2: Bëhet bisedë e shkurtër me nxënësit rreth shiut, me këto pyetje:
Si duket shiu?
Në cilat stinë bie shi më shumë?
A ju pëlqen shiu?
Hapi 3: Paraprakisht u është kërkuar nxënësve që secili të ketë me vete një ombrellë. Nëse jo, atëherë
mësimdhënësi me një ombrellë vallëzon para nxënësve, duke imituar tingujt e gjatë dhe të shkurtër
të pikave të shiut, përmes mbylljes dhe hapjes së ombrellës.
Ata e shoqërojnë mësimdhënësin, ose me om- brella, ose me hapjen dhe mbylljen e shuplakave,
duke i imituar tingujt e gjatë dhe të shkurtër.
Hapi 4: Lexohet dhe përsëritet disa herë teksti i këngës “Shiu”, pastaj vazhdohet me melodinë, duke
kënduar në grup dhe duke imituar pikat e shiut se si bien nga lart, poshtë.
Hapi 5: Nxënësit pajisen me nga një fletë, ku është e vizatuar një ombrellë dhe një penta- gram me
disa nota me ngjyra, në vend të pi- kave të shiut. Ata udhëzohen ta ngjyrosin ose ta mbushin me
material të ndryshëm, sipas dëshirës, ombrellën e vizatuar në fletë.
Në fund, nxënësit, në formë rrethi, vallëzojnë së bashku dhe e këndojnë këngën e mësuar, mundësisht të
përcjellë me një instrument.
VLERËSIMI I NXËNËSVE
Vlerësohet interpretimi i këngës, krijimtaria në punimin e kërkuar
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR
ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MESIMORE NR - 14
Fusha kurrikulare: Artet Lënda: Edukatë muzikore
Shkalla e kurrikulës: I Klasa: 1
Tema: Lojërat muzikore Rezultati i të nxënit të temës:
Luajnë lojëra të ndryshme ku sinkretizohet fjala,
muzika, mimika, lëvizja, ana vizuale etj.
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I.3; III.2.
Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):1.5;