“ANTITRUPAT
MONOKLONALË:
INXHINIERË MOLEKULARË
NË BETEJËN KUNDËR
SËMUNDJEVE.”
PERDORIMI I ANTITRUPAVE MONOKLONALE NE
CRREGULLIMIN NEUROLOGJIKTE SKLEROZES
MULTIPLE
• Pyetje bazë: Çfarë janë
antitrupat monoklonalë?
Antitrupat monoklonalë janë
proteina të krijuara në laborator
që imitojnë aftësinë e sistemit
imunitar për të luftuar sëmundje
specifike.
NJOHJA FILLESTARE ME TEMEN:
• Pyetje bazë: Si prodhohen ato?
Procesi i prodhimit të antitrupave
monoklonalë
ndahet ne disa faza:
1. Përzgjedhja e antigjenit:
Identifikohet antigjeni që shkakton
sëmundjen, p.sh., proteina specifike në
sipërfaqen e qelizave të dëmshme ose
molekulave të sistemit imunitar që duhet
bllokuar.
2. Imunizimi: Miu (ose një kafshë tjetër)
injektohet me antigjenin për të stimuluar
sistemin e tij imunitar që të prodhojë
antitrupa.
3. Krijimi i qelizave hibridoma: Qelizat B
të marra nga shpretka e kafshës
kombinohen me qeliza të tumoreve
(mieloma) për të krijuar qeliza hibride
(hibridoma), të cilat kanë aftësinë për të
prodhuar antitrupa të përhershëm dhe të
njëjtë.
4. Prodhimi dhe përzgjedhja: Zgjidhen
ato qeliza që prodhojnë antitrupin specifik
të dëshiruar, dhe këto shumëfishohen në
laborator.
5. Pastrim dhe formulim: Antitrupat
monoklonalë pastrohen dhe përgatiten për
përdorim klinik.
LINJA KOHORE E PERSPEKTIVËS HISTORIKE DHE ZHVILLIMIT TË ANTITRUPAVE
MONOKLONALË (MAP):
1. 1975 - Fillimi i revolucionit
shkencor
César Milstein dhe Georges Köhler
zhvillojnë metodën për prodhimin
e qelizave hibridoma, që mund të
krijojnë antitrupa monoklonalë.
(Fitues të Çmimit Nobel në 1984).
2. 1986 - MAP i parë
miratuar
Antitrupi monoklonal
Muromonab-CD3 miratohet
për përdorim klinik, duke
trajtuar refuzimin akut të
transplanteve.
3. 1997 - Rituximab: Një pikë
kthese
Rituximab, një antitrup që
synon CD20, miratohet për
trajtimin e limfomave jo-
Hodgkin. Ky ishte antitrupi i
parë për trajtimin e kancerit.
5. 2017 - Ocrelizumab për
Sklerozën Multiple
Miratohet Ocrelizumab,
antitrupi i parë për trajtimin
e formave progresive të
sklerozës multiple, duke
sjellë shpresë për pacientët.
4. 2000-2010 - Zgjerimi i
aplikimeve klinike
MAP fillojnë të përdoren për sëmundje
autoimune, kancerë, dhe infeksione.
Shembuj të suksesshëm përfshijnë
Trastuzumab (HER2+ kanceri i gjirit)
dhe Adalimumab (artriti reumatoid).
6. 2020 e më tej -
Përparimet në terapi të
personalizuara
Teknologjitë si MAP të
konjuguara (që mbajnë ilaçe
ose radioizotope) dhe
përdorimi i imunoterapisë
CAR-T hapin horizonte të
reja në mjekësi.
ROLI I ANTITRUPAVE MONOKLONALË NË
TRAJTIMIN E SKLEROZËS MULTIPLE.
Termi autoimun i referohet një
defekti në sistemin imunitar ku
qelizat dhe proteinat e tij
sulmojnë gabimisht indet e trupit
si të ishin të huaja. Në MS, kjo
sjell:
1. Inflamacion të shkaktuar nga
limfocitet T dhe B autoreaktive.
2. Shkatërrim progresiv të
mielinës dhe qelizave nervore.
• Çfarë është skleroza multiple (MS)?
Skleroza multiple është një sëmundje
autoimune, ku sistemi imunitar sulmon
gabimisht mielinën, shtresën që
mbështjell fibrat nervore në tru dhe
palcën kurrizore. Ky dëmtim shkakton
inflamacion dhe pengon përçimin
normal të sinjaleve nervore, duke
çuar në simptoma si:
• Dobësi muskulore.
• Humbje të koordinimit.
• Probleme me shikimin dhe lodhje
kronike.
Antitrupat monoklonalë përdoren
për të synuar dhe neutralizuar
qelizat ose molekulat e përfshira në
sulmin autoimun. Në rastin e MS,
ato:
1. Ndihmojnë në modulimin e
sistemit imunitar.
2. Bllokojnë qelizat T dhe B
autoreaktive që kontribuojnë në
shkatërrimin e mielinës.
3. Parandalojnë rikthimet dhe
progresin e sëmundjes.
MAP SPECIFIK PËR TRAJTIMIN E SKLEROZËS MULTIPLE:
1. Ocrelizumab (Ocrevus):
• Shënjestra: CD20, një proteinë në sipërfaqen
e qelizave B, të cilat luajnë rol kyç në procesin
autoimun të MS.
• Mekanizmi: Ocrelizumab lidh dhe shkatërron
qelizat B të pjekura, duke ulur aktivitetin
autoimun pa ndikuar në prodhimin e qelizave
imune të reja.
• Efektiviteti:
Trajton formën aktive të sklerozës multiple të
përsëritur (RRMS).
I vetmi MAP i aprovuar për sklerozën multiple
progresive primare (PPMS).
3. Alemtuzumab
(Lemtrada):
• Shënjestra: CD52, një
proteinë në sipërfaqen e
limfociteve T dhe B.
• Mekanizmi: Shkatërron
limfocitet, duke ulur
aktivitetin autoimun dhe
duke “rinisur” sistemin
imunitar.
• Efektiviteti:
Për pacientët me formë
të rëndë dhe rezistente të
MS.
2. Natalizumab (Tysabri):
• Shënjestra: Integrina α4β1 (VLA-4), një molekulë
në sipërfaqen e qelizave T.
• Mekanizmi: Parandalon qelizat T të kalojnë nga
gjaku në tru, ku shkaktojnë inflamacion dhe
dëmtojnë mielinën.
• Efektiviteti:
Parandalon rikthimet dhe përmirëson funksionin
neurologjik.
• Rreziqet: Mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e
leukoencefalopatisë multifokale progresive (PML),
një infeksion serioz viral i trurit.
4. Ofatumumab (Kesimpta):
• Shënjestra: CD20, si Ocrelizumab, por
me injeksion nënlëkuror për përdorim më
të lehtë.
Terapitë tradicionale për MS:
Imunomodulatorë (p.sh., interferon beta,
glatiramer acetate): Modulojnë përgjigjen
imune, duke ulur rikthimet, por kanë një
efekt më të përgjithshëm dhe më pak
specifik ndaj shkaqeve të sëmundjes.
Imunodepresantë (p.sh., mitoxantrone):
Shtypin të gjithë sistemin imunitar, por
shkaktojnë efekte anësore serioze, si
rreziku i infeksioneve dhe toksiciteti
kardiak.
MAP në MS:
Veprim i synuar: Lidhin antigjene
specifike si CD20 (Ocrelizumab), duke
ndikuar vetëm tek qelizat B pa dëmtuar
pjesën tjetër të sistemit imunitar.
Efektshmëri më e lartë: Kontrollojnë më
mirë progresionin e sëmundjes dhe ulin
rikthimet.
Efektet anësore të reduktuara:
Megjithëse ekzistojnë rreziqe, ato janë më
të menaxhueshme krahasuar me terapitë
më të vjetra.
KRAHASIMI I ANTITRUPAVE MONOKLONALË ME
TERAPITË E TJERA PËR MS
MAP + faktorët
e rritjes
nervore:
Stimulimi i
remielinizimit
dhe rikuperimit
të mielinës.
MAP + terapitë
neuroprotektive: Për të
parandaluar dëmtimin e
qelizave nervore.
TRAJTIME
KOMBINUESE
Kufizimet dhe rreziqet
• Rreziku i efekteve
anësore serioze, përfshirë
infeksione oportuniste.
• Kostoja e lartë dhe
nevoja për monitorim të
kujdesshëm gjatë trajtimit.
• Jo të përshtatshëm për
çdo pacient, duke përfshirë
ata me kushte të caktuara
mjekësore.
ME SHUME
RRETH KETIJ
CRREGULLIMI..
Shkaqet dhe
faktorët e rrezikut:
• Gjenetika, mjedisi,
infeksionet virale
(p.sh., Epstein-
Barr), mungesa e
vitaminës D.
Diagnoza:
• MRI, analiza e lëngut
cerebrospinal (LP), dhe
teste neurologjike.
Llojet e sklerozës
multiple:
- Relapsing-remitting
MS (RRMS), Primary
Progressive MS (PPMS),
Secondary Progressive
MS (SPMS).
“Një hap drejt së ardhmes pa kufij:
Trajtimet moderne si antitrupat
monoklonalë na japin shpresën për të
ndaluar progresin e sklerozës multiple
dhe për të përmirësuar jetën e mijëra
njerëzve. Kujdesu, sensibilizo dhe
mbështet kërkimet – sepse shpresa është
arma jonë më e fuqishme.”
FALEMINDERIT PER VEMENDJEN! :)
Punuar nga: Saveta Shala,Altea memlikaj,Amelia
giçi & halisia jaupaj XII-c