Dinastia Izauriane dhe Perandoria Bizantine

historiarkeologji 0 views 13 slides Oct 12, 2025
Slide 1
Slide 1 of 13
Slide 1
1
Slide 2
2
Slide 3
3
Slide 4
4
Slide 5
5
Slide 6
6
Slide 7
7
Slide 8
8
Slide 9
9
Slide 10
10
Slide 11
11
Slide 12
12
Slide 13
13

About This Presentation

perandoria bizantine gjate epokes izauriane


Slide Content

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË Lënda: Histori e Bizantit Tema: Perandoria Bizantine gjatë Epokës Izauriane Mentori: Ass: Fidan Zeneli Punoi: Rinor Salihu Prishtinë,2025

Përmbajtja Hyrje Origjina dhe Ngritja e Dinastisë Izauriane Perandori Leo III dhe Fillimi i Epokës Izauriane Reformat Ushtarake dhe Administrative të Izaurianëve Kriza Ikonoklaste dhe Ndikimi i saj në Shoqërinë Bizantine Marrëdhëniet me Kalifatin Abasid dhe Kërcënimet nga Lindja Zhvillimet Ekonomike dhe Tregtare gjatë Sundimit Izaurian Kultura dhe Arti Bizantin nën Sundimin Izaurian Rënia e Dinastisë Izauriane dhe Pasojat e saj Përfundimi Literatura

Hyrje Dinastia Izauriane ishte një dinasti perandorake bizantine që sundoi nga viti 717bderi 802 Ajo mori emrin nga rajoni i Izaurias nga edhe vinte themeluesi i saj Leo III 717-741.

Origjina dhe Ngritja e Dinastisë Izauriane Dinastia Izauriane e njohur edhe si Dinastia Siriane, zë fill në fillim të shekullit VIII dhe mori emrin nga origjina e themeluesit të saj, Leo III, i cili besohet të ketë lindur në Izauria, një rajon në Azinë e Vogël. Megjithëatë, origjina etnike e Leos është ende subjekt debatesh mes historianëve. Përpara se të merrte pushtetin, Leo ishte një ushtarak i shquar që shërbeu në ushtrinë bizantine dhe u dallua për aftësitë e tij strategjike dhe udhëheqëse. Ngritje e tij në pushtet ishte rezultat i një periudhe paqëndueshmërie politike dhe ushtarake në Perandorinë Bizantine.

Perandori Leo III dhe Fillimi i Epokës Izauriane Leo III, sundoi nga viti 717 deri në vitin 741, konsiderohet si themeluesi i epokës Izauriane dhe një nga figurat në të rëndësishme në historinë bizantine. Ai trashëgoi një perandori të dobësuar nga konfliktet e brendshme dhe kërcënimet e jashtme. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat u përball Leo III ishte rrethimi i Konstandinopojës nga arabët në vitin 717-718. Falë strategjisë së tij ushtarake dhe përdorimit efektiv të zjarrit grek, Leo III arriti të thyente rrethimin dhe të shpëtonte kryeqytetin nga pushtimi arab, një fitore që konsolidoi pozitën e tij si perandor dhe i dha prestigj të madh.

Reformat Ushtarake dhe Administrative të Izaurianëve Reformat Ushtarake: Riorganizimi thematik Fuqizimi i Kavalerisë Përdorimi i Zjarrit Grek Reduktimi i rolit të Tagmatave Reformat Administrative: Kodifikimi i Ligjeve (Ecloga) Reforma Tatimore

Kriza Ikonoklaste dhe Ndikimi i saj në Shoqërinë Bizantine Kriza ikonolkaste ishte një periudhë e gjatë dhe e dhunshme konflikti fetar në Perandorinë Bizantine, që filloi në kohën e sundimit të Leo III në vitin 726 dhe zgjati deri në mesin e shekullit IX. Leo III, i ndikuar nga bindjet fetare dhe politike, lëshoi një edikt që ndaloi nderimin e ikonave, duke argumentuar se kjo praktikë ishte idhujtari dhe shkelte urdhërat biblike. Ky edikt shkaktoi një reagim të fortë nga popullata bizantine, e cila ishte e lidhur ngushtë me ikonat dhe i konsideronte ato si objekte të shenjta që ndërmjetësonin mes besimtarëve dhe hyjnores. Ikonoklastët: ata që ndalonin ikonat. Ikonokludët: ata që mbështesnin ikonat.

Marrëdhëniet me Kalifatin Abasid dhe Kërcënimet nga Lindja Gjatë epokës Izauriane, Perandoria Bizantine u përball me kërcënime të vazhdueshme nga Kalifati Abasid, një fuqi e madhe muslimane që kontrollonte një pjesë të madhe të Lindjes së Mesme dhe Afrikën Veriore. Abasidët, të vendosur për të zgjeruar territorin e tyre dhe për të përhapur islamin. Marrëdhëniet mes Perandorisë Bizantine dhe Kalifatit Abasid ishin të karakterizuar nga lufta dhe diplomacia.

Zhvillimet Ekonomike dhe Tregtare gjatë Sundimit Izaurian Sundimi i dinastisë Izauriane në Perandorinë Bizantine solli ndryshime të rëndësishme ekonomike dhe tregtare. Përpjekjet e Leo III dhe pasardhësve të tij pë të stabilizuar perandorinëdhe për të forcuar ushtarakisht kërkonin burime të konsiderueshme financiare. Prandaj, izaurianët ndërmorën nnë sërë masash për të përmirësuar ekonominë bizantine dhe për të rritur të ardhurat e shtetit.

Kultura dhe Arti Bizantin nën Sundimin Izaurian Epoka Izauriane në Perandorinë Bizantine ishte një periudhë e ndryshimeve të rëndësishme kulturore dhe artistike, e ndikuar nga kriza ikonoklaste dhe nga ndëveprimi me kulturat e tjera. Kriza ikonoklaste, me ndalimin e nderimit të ikonave, pati një ndikim të thellë në artin bizantin, duke shkaktuar një rënie të prodhimit të ikonave dhe duke çuar në zhvillimin e formave të reja të shprehjes artistike.

Rënia e Dinastisë Izauriane dhe Pasojat e saj Dinastia Izauriane sundoi Perandorinë Bizantine për më shumë se një shekull, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme në historinë e perandorisë. Megjithatë, në mesin e shekullit të 9-të, dinastia filloi të dobësohet për shkak të konflikteve të brendshme dhe intrigave të pallatit. Pasardhësit e Leo III nuk ishin në gjendje të ruanin stabilitetin dhe unitetin e perandorisë, dhe kriza ikonoklaste vazhdoi të ndajë shoqërinë bizantine. Në vitin 820, perandori Leo V u vra nga një komplot i organizuar nga gjenerali Michael, i cili më pas u shpall perandor, duke shënuar fundin e dinastisë Izauriane.

Përfundimi Epoka Izauriane, pavarësisht nga konfliktet dhe sfidat e saj, la një trashëgimi të rëndësishme në historinë e Perandorisë Bizantine. Dinastia Izauriane, e udhëhequr nga Leo III dhe pasardhësit e tij, arritën ta stabilizojnë, të forcojnë ushrinë dhe të përmirësojnë administratën. Reformat ushtarake dhe administrative të izaurianëve ndihmuan në mbrojtjen e perandorisë nga kërcënimet e jashtme dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Kriza ikonokaste edhe pse një konflikt i madh ndihmot në zhvillimin e shprehjeve të reja artistike.

Literatura The History of the Byzantine Empire. A. P. Kazhdan Byzantine Empire: A History. M. W. Baldwin The History of the Later Roman Empire. J. B. Bury