Feja cafre eshte si lindi dhe perhapja.pptx

kolikolargoli1 0 views 39 slides Sep 22, 2025
Slide 1
Slide 1 of 39
Slide 1
1
Slide 2
2
Slide 3
3
Slide 4
4
Slide 5
5
Slide 6
6
Slide 7
7
Slide 8
8
Slide 9
9
Slide 10
10
Slide 11
11
Slide 12
12
Slide 13
13
Slide 14
14
Slide 15
15
Slide 16
16
Slide 17
17
Slide 18
18
Slide 19
19
Slide 20
20
Slide 21
21
Slide 22
22
Slide 23
23
Slide 24
24
Slide 25
25
Slide 26
26
Slide 27
27
Slide 28
28
Slide 29
29
Slide 30
30
Slide 31
31
Slide 32
32
Slide 33
33
Slide 34
34
Slide 35
35
Slide 36
36
Slide 37
37
Slide 38
38
Slide 39
39

About This Presentation

feja, historia dhe kategorite


Slide Content

Tema: Feja

Feja, me t ë gjitha format e saj, ka qenë dhe mbetet pjesë e rëndësishme e jetës së të gjitha shoqërive njerëzore gjatë rrjedhës së shekujve. Mirëpo roli i fesë paraqitet i dyanshëm: 1)ka nxitur harmoninë dhe mirëkuptimin midis besimtarëve 2)Ka qenë burim luftrash dhe konfliktesh sociale të ashpra. (kryqëzatat) Është e vështirë të përkufizohet “feja” për shkak të shumëllojshmërisë së besimeve dhe organizatave fetare.

Cfar ë nuk është feja? (Wilson) Feja nuk mund të identifikohet me monoteizmin (besimin në një Zot). Shumica e feve përfshijnë shumë perëndi (figurat me cilësi të shenjta të krishtërimit). Disa fe nuk kanë zotër. Feja nuk mund të identifikohet me porositë morale që rregullojnë sjelljen e besimtarëve (p.sh në Greqinë e lashtë zotët ishin indiferentë ndaj vep. njerëzore) Feja nuk lidhet domosdoshmërisht me shpjegimin e origjinës së ekzistencës njerëzore . (miti i Adamit dhe Evës - te krishtërimi, fe të tjera-mite të tjera, ka fe –nuk kanë mite të origjinës së botës) Feja nuk mund të identifikohet me të mbinatyrshmen , duke përshirë në mënyrë të qenësishme besimin në një univers të paperceptueshëm nga shqisat(p.sh Konfucianizmi)

Fet ë kanë një kompleks simbolesh , duke përfshirë ndjenjat e nderimit ose frikës , të lidhura me ritualet ose ceremonialet e praktikuara prej një komuniteti besimtarësh. Kur besimet në një fe përfshijnë perënditë ekzistojnë qënie ose objekte që frymëzojnë ndjenja të frikës dhe mrekullimit. Në disa fe njerëzit besojnë dhe nderojnë më tepër një “forcë hyjnore” sesa perëndi të personalizuara. Ka fe që nderojnë mendimtarë të shquar, si Buda apo Konfuci, qe nuk jane perëndi.

Ritualet fetare jan ë të shumëllojshme. Ato përfshijnë psallmimin, të folurit, të kënduarit, agjerimin, të mbajturit kreshme etj. Meqënëse veprimet e ritualeve orientohen drejt simboleve fetare, ato dallohen nga zakonet dhe veprimet e jetës së përditshme. (p.sh ndezja e një qiriu) Ritualet fetare kryhen prej individëve në vetmi, por të gjitha fetë kanë ceremoniale të praktikuara kolektivisht prej besimtarëve. Ato kryhen në kisha, tempuj etj.

Nga dallon feja nga magjia? Magjia është influencim i ngjarjeve nëpërmjet përdorimit të dozave të ilacit ose helmit, të psalmuarit ose praktikave ritualistike. Magjia praktikohet prej individëve , ndërsa fetë prej një komuniteti besimtarësh . Sipas Malinovskit njerëzit preferojnë magjinë në situata fatkeqësie ose rreziku. (p.sh banorët e ishullit të Trabriandit në Paqësor) Në shoqëritë moderne janë zhdukur praktikat magjike, por supersticionet në formë magjie janë të zakonshme. Besimet astrologjike kanë pasuesit e tyre, megjithëse shumica e njerëzve nuk i marrin seriozisht.

N ë shoqëritë tradicionale feja luan një rol të rëndësishëm në jetën sociale. Simbolet dhe ritualet fetare janë integruar në kulturën materiale dhe artistike të shoqërisë. Në kulturat e vogla nuk ka priftërinj profesionistë, por individë të specializuar në njohjen e praktikave fetare.(p.sh shamanët) Shamani është një individ që besohet se ka aftësi të drejtojë forcat shpirtërore ose jonatyrore me anë të mënyrave ritualistike. Shamanët janë më tepër magjistarë sepse me ta konsultohen individë të pakënaqur nga ajo që i është ofruar nga ritualet fetare të komunitetit.

N ë kulturat e vogla njihen 2 forma të fesë: Totemizmi Animizmi Totemizmi nënkupton nje besim në specie kafshe ose bime që konsiderohen si zotëruese e fuqive të mbinatyrshme. Animizmi nënkupton nje besim në shpirtrat ose fantazmat që popullojnë në të njëjtën botë të qenieve njerëzore, duke qenë nganjëherë zotërues të tyre. Mirëpo shoqëritë e vogla mund të kenë besime fetare të ndërlikuara, si p.sh Nuerët e Sudanit të Jugut që besojnë në një “Zot të lartë” ose “shpirt qiellor”. Shumica e shoqërive të vogla janë politeiste që nënkupton besimin në shumë perendi.

3 fet ë monoteiste janë: Judaizmi Krishtërimi Islamizmi Të gjitha kanë lindur në Lindjen e Mesme dhe kane ndikuar tek njera-tjetra. Judaizmi - më e vjetra e feve monotesite. I përket periudhës rreth 1000 vjet para Krishtit. Besimtarët e saj ishin hebrenjtë. Ata besonin se Zoti kërkonte bindje ndaj kodeve morale të rrepta . Ndryshe nga fqinjët e tyre politeiste, hebrenjtë besonin në një Zot të vetëm të gjithëpushtetshëm. Deri në krijimin e Izraelit pak vite pas mbarimit të L.II.B, judaizmi nuk ishte fe zyrtare në asnjë shtet. Komunitetet izraelite mbijetuan në Europë, Afrikën V. dhe Azi megjithë persekutimet ndaj tyre .

Krisht ërimi huazoi shumë pikëpamje judaike. Jezusi ishte izraelit ortodoks dhe krishterimi nisi si një sekt i judaizmit. Jezusi konsiderohet mesia dmth i shenjtë nga pasuesit e tij. Nuk dihet nëse Jezusi donte të zbulonte një fe të vecantë. Paul ishte nismëtari i përhapjes së krishtërimit, duke predikuar në Azinë e Vogël dhe Greqi. Perandori Kostandin e sanksionoi Krishtërimin si fe zyrtare në P.Romake më 313 pas Krishtit. Sot krishtërimi ka numrin më të madh të pasuesve mbi 1 miliard në të gjithë botën. Krishtërimi degëzohet në: Katolicizmin Romak Ortodoksizmin Lindor Protestanizmin

Islamizmi është feja e dytë më e madhe në botë. Islamizmi buron nga mësimet e profetit Muhamed në shek. VII të e.s Allahu- zoti i vetëm i islamizmit, që besohet se qëndron mbi të gjithë jetën njerëzore dhe natyrore. 5 Shtyllat e Islamizmit janë: “Nuk ka zot tjetër pervec Allahut, ndërsa Muhamedi është apostull i tij” Falja 5 herë në ditë, që paraprihet prej larjes ceremoniale. Falja kryhet me fytyrë nga Meka, qytet i shenjtë në A. Saudite. Agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit. Dhënia e lëmoshave për të varfërit e shpallur në Ligjin Islamik. Cdo besimtar mysliman duhet te shkojë për haxhillëk në Mekë të paktën 1 herë në jetë. Sot islamizmi ka rreth 600 milion pasues në mbarë botën, të përqendruar në Afrikën V dhe L, Lindjen e Mesme dhe Pakistan.

Hinduizmi – feja m ë e vjetër në botë, që daton 6000 vjet më parë. Hinduizmi është fe politeiste. Disa autorë e konsiderojnë hinduizmin më tepër si një bashkësi fesh të lidhura sesa si një orientim të vetëm fetar. Hinduizmi pranon doktrinën e ringjalljes -besimin se të gjitha qeniet e gjalla janë pjesë e procesit të përjetshëm të lindjes, vdekjes dhe ringjalljes. Hinduizmi mbështet sistemin e kastës , që dmth se individët qysh në lindje kanë një pozicion të caktuar në hierarkinë sociale dhe rituale. Cdo kastë ka një kompleks detyrash dhe ritualesh dhe fati i secilit në jetën tjetër përcaktohet nga mënyra sesi i ka kryer këto detyra. Hinduizmi ka rreth 600 milionë pasues të përqendruar në nënkontinentin indian. Hinduizmi nuk synon t’I shndërrojë pasuesit në besimtarë të vërtetë, ≠ nga Krishtërimi dhe Islamizmi.

Budizmi , Konfucianizmi dhe Taoizmi jan ë fe të Lindjes që nuk kanë perëndi. Ato theksojnë idealet etike që i lidhin besimtarët me kohezionin dhe unitetin natyror të gjithësisë. Budizmi buron nga mësimet e Gautamës, princ hindu i një mbretërie të vogël në Nepalin Jugor në shek VI para e. Synimi kryesor i Budizmit është arritja e Nirvanës - përkryerjes shpirtërore, duke bërë një jetë të vetëdisiplinuar dhe në meditim, të mënjanuar nga detyrat e botës tokësore. Ndryshe nga Hinduizmi, Budizmi nuk e panon ritualin hindu dhe autoritetin e kastave. Si Hinduizmi dhe Budizmi toleron besimin në perënditë lokale dhe nuk insiston në një pikëpamje të vetme. Budizmi ka ndikim ne shtetet e L. se Larget, si Tailande, Japoni, Kore, Birmani etj.

Konfucianizmi ka qen ë baza e kulturës së grupeve sunduese në Kinën tradicionale. Konfuci ka jetuar në shek VI p.e.s, si dhe Buda. Konfuci konsiderohej mësues dhe jo profet fetar sipas stilit të udhëheqësve fetarë në L.e Mesme. Konfuci shihej prej ndjekesve të tij si më i “mencuri i burrave të mencur” dhe jo si Zot. Konfucianizmi synonte të rregullonte jetën njerëzore sipas harmonisë së brendshme të natyres, duke theksuar nderimin e stergjysheve. Taoizmi theksonte meditimin dhe antidhunen si garanci te nje jete me te larte. Ndikimi i Konfucianizmit dhe Taoizmit ne Kine ka rene si rrjedhoje e kundershtimit prej qeverise.

Karl Marksi nuk e studioi fen ë në mënyrë të detajuar. Ai u mbështet në shkrimet e teologëve dhe filozofëve të hershëm të shek.XIX Njëri prej tyre ishte Ludvig Fojerbrahu që shkroi veprën Thelbi i Krishtërimit (1841) Sipas Fojerbahut, feja përbëhet nga idetë dhe vlerat e krijuara prej qenieve njerëzore në rrjedhën e zhvillimit të tyre kulturor, por të paraqitura në mënyra të gabuar në forcat dhe perënditë hyjnore. Fojerbahu përdor termin tjetërsim për t’iu referuar krijimit të zotërve ose forcave mbinatyrore të dallueshme nga qeniet njerëzore. Vlerat dhe idetë e krijuara në mënyrë njerëzore shihen si produkti i qenieve të huaja – forcave fetare dhe zotërve. Fojerbahu shpreson se ndikimi i tjetërsimit në të ardhmen do te jete pozitiv kur qeniet njerëzore të kuptojnë se vlerat e projektuara te feja jane te tyret dhe mund t’I realizojne me teper ne kete bote sesa pas vdekjes.

T ë krishterët besojnë se Zoti është i gjithëpushtetshëm, ndërsa qeniet njerëzore janë të papërkryera dhe me të meta. Fojerbahu besonte se mundësia për të dashuruar e për mirësi dhe forca për të kontrolluar jetën tonë janë të pranishme në institucionet sociale njerëzore dhe mund të sjellin dobi me të kuptuar natyrën e tyre të vertetë. Marksi pranonte pikëpamjen se feja përfaqëson vetë-tjetërsimin njerëzor. Sipas Marksit, feja është “zemra e një bote pa zemër”- një formë justifikimi e ashpërsisë së jetës të përditshme. Marksi theksonte se feja është “opium për popullin”. Feja e shtyn lumturinë dhe shpërblimin në periudhën e pas vdekjes, duke udhëzuar pranimin e kushteve ekzistuese. Feja ka një element ideologjik të fortë: besimet dhe vlerat fetare sigurojnë justifikimet për pabarazitë e pasurisë dhe të fuqisë.

Ndryshe nga Marksi, Durkheim shpenzoi nj ë pjesë të karrierës së tij intelektuale për studimin e fesë, vec. të shoqërive të vogla tradicionale. Vepra e Durkheimit “Format Elementare të Jetës Fetare” (1912) është studimi më me influencë në sociologjinë e fesë. Ndryshe nga Marksi, Durkheim nuk e lidhte fenë me pabarazinë sociale ose shtetin, por me natyrën e përgjithshme të institucioneve të një shoqërie. Sipas tij, totemizmi,që praktikohej prej shoqërive indigjene australiane, përfaqëson fenë në formën e saj më të thjeshtë-elementare. Totemi ishte një kafshë ose pemë me rëndësi simbolike për një grup. Ai ishte një objekt i shenjtë , i respektuar dhe i rrethuar me aktivitete rituale. Durkheimi e përcaktonte fenë me dallimin ndërmjet të shenjtes dhe profanes .

Sipas Durkheimit, totemi është i shenjtë sepse konsiderohet simbol për vlerat kryesore të komunitetit. Nderimi që njerëzit ndjejnë për totemin buron nga respekti që ato kanë për vlerat sociale të tyre. Sipas Durkheimit, fetë nuk janë vetëm cështje të besimit. Të gjitha fetë përfshijnë ceremoni dhe rituale të rregullta që përjetohen së bashku nga një grup besimtarësh. Në ceremonitë kolektive afirmohet dhe rritet ndjenja e solidaritetit të grupit . Ceremonitë dhe ritualet janë të pranishme në momentet sociale më të rëndësishme të jetës së njeriut, në lindje, martesë dhe vdekje.

Sipas Durkheimit, n ë kulturat tradicionale të vogla, feja nuk është vetëm një varg sentimentesh dhe aktivitetesh, por ajo kushtëzon mënyrat e të menduarit të individëve. Durkheimi mendonte se ndikimi i fesë venitet me zhv. e shoqërive moderne sepse mendimi shkencor po zëvendëson shpjegimin fetar të dukurive. Marksi dhe Durkheimi mendojnë se feja tradicionale, që përfshin forcat hyjnore ose perëndite, është në prag të zhdukjes. Në shoq. moderne feja mund të vazhdojë në një formë të ndryshuar, ku ceremonitë e vjetra zëvendësohen nga të rejat. Shtetet e industrializuara kanë stimuluar fetë civile . (p.sh Britania) Mirepo, simbolet dhe ritualet civile jane te aferta me mekanizmat sociale qe gjenden ne format tradicionale te fese.

Durkheimi studioi fet ë në shoqëritë e vogla tradicionale. Ndërsa Weber u angazhua në një studim masiv të feve në shkallë botërore. Weber u përqendrua në fetë botërore – që kanë tërhequr një numër të madh besimtarësh dhe kanë ndikuar në rrjedhën e historisë botërore, si Budizmi, Hinduizmi, Taoizmi, Judaizmi etj. Në veprën Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit , Weberi paraqet ndikimin e Krishtërimit, por nuk arriti të përfundonte projektin për studimin e Islamizmit. ≠ nga Durkheimi, Weberi u përqendrua në lidhjen midis fesë dhe ndryshimit social . Në kundërshtim me idetë e Marksit, Weberi theksonte se feja nuk është vetëm një forcë konservatore. Sipas Weberit nëpërmjet ideve fetare janë frymëzuar lëvizje që kanë cuar në transformime sociale të rëndesishme.(p.sh ndikimi i Puritanizmit si burim i prespektives kapitaliste te krijuar ne Perendimin modern.)

Sipas Weberit, fet ë lindore krijuan pengesa të pakapërcyeshme për zhvillimin e kapitalizmit industrial, sic ndodhi në Perëndim. Kjo sepse qytetërimet joperëndimore janë të prapambetura. Weberi theksoi se Hinduizmi dhe Konfucianizmi vështronin përtej kontrollit dhe krijimit të botës materiale. Ato synonin arritjen e harmonisë me botën shpirtërore. Weberi e konsideron Krishtërimin si një fe shpëtimtare , që nënkupton se qeniet njerëzore mund “të shpëtojne” nga mekatet nëpërmjet besimit të fesë dhe ndjekjes së parimeve morale. Fetë shpëtimtare kanë një aspekt “revolucionar”. Ndryshe nga fetë e Lindjes që kultivojnë një qëndrim pasiviteti të besimtarëve në raport me rendin ekzistues. Krishtërimi përfshin një luftë të vazhdueshme kundër mëkatit dhe stimulon revoltën kundër rendit ekzistues.

Marksi, Durkheimi dhe Weberi identifikuan vecmas disa karakteristika t ë përgjithshme të fesë dhe në disa aspekte pikëpamjet e tyre plotësojnë njëra-tjetrën. Marksi pohonte se feja shpesh ka implikime ideologjike, duke i shërbyer justifikimit të interesave të grupeve sunduese në dëm të të tjerëve. (p.sh përhapja e Krishtërimit në vendet koloniale) Weberi thekson ndikimin e paqëndrueshëm shpesh revolucionar të idealeve fetare në rendet sociale të paravendosura. Besimet fetare kanë frymëzuar shumë lëvizje sociale duke synuar përmbysjen e sistemeve të padrejta të autoritetit. (vitet ’60 në SHBA) Feja ka ndikuar në ndryshime sociale, duke provokuar gjakderdhje, nëpërmjet luftrave për motive fetare. Durkheim thekson rolin e fesë në stimulimin e kohezionit social. Weberi nuk mund të riorientonte idetë e tij për shpjegimin e konflikteve dhe solidaritetit fetar. Durkheim theksonte rëndësinë e ritualeve dhe ceremonialeve që shoqërojnë momentet e jetës së njeriut, lindja, martesa etj

Weber dhe Troeltsch b ënë dallimin ndërmjet kishave dhe sekteve . Kisha është një korporatë fetare e gjerë e mirëkonsoliduar Sekti është një grupim më i vogël dhe më pak i organizuar besimtarësh Kishat kan ë strukture zyrtare, burokratike me hierarki nënpunësish fetarë Sektet nuk kan ë strukt. zyrtare, burokratike. Kanë pak ose fare nëpunës pasi anëtarët janë të = Kishat p ërfaqës. anën konservatore të fesë (rendin social ekzistues) Sektet synojne te zb. dhe ndjekin “rrugen e vertete”, menjanohen nga komuniteti i tyre Pasuesit e tyre jane femije te anetareve te kishes Pak jane lindur brenda sekteve, shumica perkrahin besimin e tyre

Becker studioi p ërkatësinë dhe kultin Përkatësia është një sekt që institucionalizohet duke patur formë të përhershme.(kalvinizmi dhe metodizmi) Përkatësitë njihen si të ligjshme prej kishave dhe ekzistojnë pranë tyre, shpesh duke bashkëpunuar në mënyrë harmonike me to. Kulti është një grup njerëzish të lidhur ngushtë, të cilët ndjekin të njëjtin udhëheqës ose ndjekin ideale fetare të ngjashme. Kultet përqendrohen tek eksperienca individuale, duke sjellë unifikimin e mendimeve të individëve. Anëtarët e kulteve lejohen t’i ruajne lidhjet e tjera fetare. Ne Perendim jane keto kulte, spiritualizmi, astrologjia etj.

Konceptet e kish ës, sektit, përkatësisë dhe kultit reflektojnë traditat e krishtera.(p.sh Islamizmi tregon se jo gjithmonë ka një kishë të vecantë të dallueshme nga institucionet e tjera në fetë jo të krishtera. Sektet kanë ekzistuar brenda feve botërore. Ato shprehin tipare të tilla si angazhimin, vecanësinë dhe shmangien nga ortodoksia. Konceptet e kishës, sektit dhe përkatësive janë të lidhur deri diku me kulturën; por ato ndihmojnë për të analizuar tensionimin që krijojnë fetë ndërmjet ringjalljes dhe institucionalizimit. Organizatat fetare që ekzistojnë për një kohë të gjatë priren të bëhen burokratike dhe joelastike. Simbolet fetare kanë forcë emotive të madhe per besimtaret, prandaj i rezistojne reduktimit ne nivelin e rutines.

Organizatat fetare p ërgjithësisht dominohen prej burrave. Në shumë fe, vecanërisht te Krishtërimi, imazhet dhe simbolet janë kryesisht mashkullore. 1895 E. Stanton publikoi një seri komentesh mbi shkrimet e shenjta të titulluara Bibla e Gruas . Sipas saj, perëndia I ka krijuar gratë dhe burrat si qenie me vlerë të barabartë. Prandaj nuk ka arsye që Zoti të jetë mashkull përderisa në shkrimet e shenjta theksohet se të gjtha qeniet njerëzore janë krijuar sipas imazhit të Zotit. Në disa fe përmenden perëndi femërore, fisnike dhe të dashura, por edhe gra luftëtare ose udhëheqëse ushtarake. Në fenë budiste femrat shfaqen si figura të rëndësishme në të mësuarit e rregullave budiste.

N ë fenë budiste grave u lejohej roli i murgeshave, që ka qenë mënyra kryesore për shprehjen e drejpërdrejtë të bindjeve fetare femërore brenda Krishtërimit. Deri në 1960 të gjitha murgeshat janë konsideruar si “nuse të krishtit” pavarësisht larmisë së ritualeve dhe urdhërave fetare. Në vitet 1960 dekretet e autoriteteve kishtare mundësuan shumëllojshmërinë e besimeve fetare dhe mënyrave të jetesës së urdhërave të grave. Ekzistenca e urdhërave të grave nuk i dha atyre ndonjë pushtet të drejpërdrejtë në organizatat fetare më të gjera, si Kisha Katolike dhe Anglikane, të cilat mbeten te sunduara nga burrat.

1977-Kongregacioni I Shenjt ë për Doktrinën e Besimit në Romë deklaroi se gratë ishin të papranueshme në rradhët e priftërinjve katolikë me arsyetimin se Jezusi nuk ka thënë se një grua mund të jetë nxënëse e tij. 1987- “Viti I Madonës, Maries” I caktuar prej K. Katolike, sipas së cilit gratë u këshilluan të kthehen në rolet tradicionale si bashkëshorte dhe nëna. Deri më 1992 në K.Anglikane gratë lejoheshin të bëheshin dhjake dhe jo priftëresha.(nuk lejohej të drejtonin ritualet fetare kryesore si shprehja e bekimeve ose kremtimi I martesave) Feja e krishterë ka qenë një lëvizje revolucionare, por qëndrimi ndaj grave I K.Katolike dhe K.Anglikane ishte konservator. Peshkopi anglikan I Londrës Graham Leonard tha se “mundësia e joshjes seksuale midis një priftëreshe grua dhe anëtarëve të një kongregacioni është një arsye përse gratë nuk pranohen si anëtare me të drejta te plota ne rradhet e prifterinjve. 1992- K.Anglikane votoi per t’i lejuar grate ne rolin e priftereshave,por pati kundershtime dhe mjaft grupe u larguan nga Kisha.

L ëvizja milenare është ajo që parashikon një zgjedhje të shpejtë, kolektive, ose në saje të disa ndryshimeve thelbësore në të tanishmen ose nëpërmjet kthimit në një periudhë të artë të humbur prej një kohe të gjatë. Lëvizjet milenare duhet të përfshijnë veprimtarinë e profetëve , të cilët afrohen me idetë fetare të konsoliduara dhe shpallin nevojën e ngjalljes së tyre. Lëvizjet milenare lindin aty ku ka ose ndryshim kulturor radikal ose një rritje të befasishme të varfërisë. Ato përpiqen të bëjnë për vete njerëz që ndjehen të privuar prej ndryshimeve te tilla, duke I nxitur të braktisin gjendjen e mëparshme, status quo-në . Milenarizmi është interpretuar si rebelim I të varfërve kundër të privilegjuarve, ose I të shtypurve kunder sunduesve. Por milenarizmi u nxit edhe nga ndikime dhe sentimente qe kishin te benin pak me privimin ekonomik .

Joakizmi - l ëvizje milenare e Europës mesjetare që lulëzoi në shek.XVIII Joakizmi u zhvilua si protestë kundër pasurisë dhe privilegjeve të Kishës Katolike. Në mesin e shek.XVIII murgj franceskanë filluan të protestonin kundër zakoneve indulgjente të nëpunësve kishtare. Franceskanët (spiritualistet) e bazonin lëvizjen e tyre në shkrimet profetike të abatit Joakim, duke profetizuar se më 1260 ata mund të celnin epokën e Tretë dhe të Fundit të gjithë popujve dhe vendeve të krishtera. Sipas tyre kjo epokë do të bashkonte të gjitha qeniet njerzore në një jetë të devotshmerise kristiane dhe të varfërisë vullnetare. Viti 1260 kaloi dhe kjo kataklizmë nuk u realizua.

Spiritualist ët joakimistë u dënuan prej autoriteteve fetare dhe filluan ta konsideronin kishën zyrtare si Prostitutë të Babilonisë dh Papën si Antikrisht dhe Bishë të Apokalipsit. Vallja e Shpirtrave - lëvizje milenare që lindi ndërmjet indianëve të Amerikës së V në fund të shek. XIX Profetët e saj predikonin një katastrofë të përgjithshme në prag të mijëvjecarit të ri (III) nga e cila do të mbijetonin vetëm indianet. Ritualet e Valles së Shpirtrave përfshinin të kënduarit, psallmimin dhe arritjet e gjendjes së ekstazës, që bazoheshin pjesërisht ne idetë që buronin nga kontakti me Krishtërimin dhe pjesërisht ne Vallezimin Diellor tradicional, te cilin indianet e benin para arritjes se te bardheve.

Kurani – shkrimi i shenjt ë islamik udhëzon besimtarët që të “luftojnë në rrugën e Zotit”, dmth kundër jobesimtarëve dhe atyre që fusin korrupsion brenda komunitetut mysliman. Kharigizmi – sekti i parë që u zhvillua brenda Islamizmit. Kharigistët kërkonin besime egalitariste duke mohuar të gjitha format e privilegjit material dhe shpallnin se ata që fajësohen me gjynahe serioze nuk mund të konsiderohen myslimanë. Kharigizmi nuk vazhdoi gjatë por aspekte të tij pasqyrohen në lëvizjet fondamentaliste islamike që kërkonin kthim tek “parimet themelore” të islamizmit.

Shi’izmi –sekt tjet ër brenda Islamizmit. Shi’izmi ka qenë fe zyrtare e Iranit që nga shek.XVI dhe ka qene burim i ideve të Rev. Iranian. Shi’itët i kanë fillimet tek Imam Aliu, udhëheqës fetar dhe politik i shek.XVII, i cili shfaqi devocion personal ndaj Zotit. Pasardhësit e Aliut konsideroheshin si udhëheqës të ligjshëm të Islamizmit sepse kishin deklaruar se i përkisnin familjes së profetit Muhamet. Vende të Lindjes së Mesme si Iraku, Turqia, A.Saudite dhe në Indi e Pakistan shumica e popullsisë ishin myslimanë suni. Sunitë ndjekin “Rrugën e Shkelur” një varg traditash që rrjedhin nga Kurani, të cilat lejojnë larmi opinioni, ndryshe nga shi’itët.

Gjat ë Mesjetës kishte një luftë të pandërprerë ndërmjet Ev. së krishterë dhe shteteve myslimane, që kontrolonin rajone në Spanjë, Jugosllavi, Greqi, Bullgari dhe Rumani. Fuqitë perëndimore kolonizuan territore të gjera myslimane në Afrikën V në shek.XVIII e XIX. Si kundërpërgjigje Islamizmi do të afirmonte identitetin e besimeve dhe të praktikave fetare. 1978-9 ndodhi “revolucioni islamik” në Iran si pasojë e opozitës së brendshme ndaj shahut Mohamed Reza, I cili kishte nxitur format e modernizimit sipas modeleve perëndimore. Rev.Islamik e bëri fenë bazë të jetës ekonomike dhe politike. Fondamentalizmi –besim në rikthimin te kuptimet e vërteta të teksteve fetare. Ringjallja islamike nuk ka kuptim vetëm në aspektin fetar por ajo përfaqëson pjesërisht një reagim kundër ndikimit të Perëndimit dhe një lëvizje për mbrojtjen kombëtare ose kulturore. Lëvizjet fondamentaliste islamike e kanë shtrirë ndikimin në shumë vende të Afrikës V, L së Mesme dhe Azisë J gjatë dekadave të fundit. Algjeria përben një rast tipik.

N ë Mbretërinë e Bashkuar anëtarësia në kishat trinitariane ra me 16% nga 1975 deri 1990. Kishat trinitariane përfshijnë anglikanët, katolikët, metodistët dhe presbiterianët që besojnë në bashkimin e një Triniteti në një Zot. Gjatë kësaj periudhe pati një rritje në anëtarësinë e disa kishave jotriniatriane si Mormons dhe Dëshmitarët e Jehovajit. 5% e pop.britanike deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje fetare. 70% e pop.britnike pohojnë se janë anëtarë të Kishës së Anglisë. 1960 në Mbre. e Bashkuar u shfaqën lëvizje fetare të reja. Anëtarët nuk janë të mirëedukuar dhe I përkasin klasës së mesme. Lëvizjet e reja fetare kërkojnë më tepër angazhim nga anëtarët e tyre sesa fetë e konsoliduara. Disa lëvizje përdorin teknikën e “bombardimit të dashurisë” më qëllim që të arrijnë devotshmerine totale te individeve.

Disa l ëvizje janë akuzuar për “ndërrim pikëpamjesh” të pasuesve, duke synuar të kontrollojnë mendimet e tyre në mënyrë që t’I zhveshin nga aftësitë për të marrë vendime të pavarura. Në M. e Bahkuar njerëzit më të vjetër janë më fetarë se ata të grupmoshave të reja. Gratë kanë më tepër mundësi se burrat për t’u angazhuar në fetë e organizuara. Të pasurit frekuentojnë kishën dhe deklarojnë besimin e tyre fetar në shkallë më të lartë sesa të varfërit. Pjesëmarrja fetare ndryshon në varësi të vendit ku jetojnë njerëzit: Liverpuli ka një pop. të madhe katolikësh irlandezë etj. Ndryshimet fetare janë shumë më të dukshme në Irlanden e V se kudo ne Britani. Ndeshjet midis katolikeve dhe protestanteve jane te dhunshme. Ne kete konflikt rol te rendesishem luan edhe nacionalizmi.

N ë SHBA liria e shprehjes fetare u bë nen i Kushtetutës Amerikane shumë kohë më parë se toleranca e besimeve dhe praktikave fetare të përhapej gjerësisht në ndonjë shoqëri tjetër perëndimore. SHBA kanë një larmi shumë më të madhe të grupeve fetare sesa vendet e tjera të industrializuara. 90% e pop.amerikane është e krishterë por beson në kisha dhe sekte të shumëllojshme. Kisha Katolike është organizata më e madhe fetare në SHBA me 50 milion anëtarë=27%. 60% e pop. janë protestantë të ndarë në sekte të shumta si Kuvendi Baptist Jugor etj. Kongregacionet izraelite (6 milionë anëtarë) janë grupet më të mëdha jo të krishtera. Shumica e amerikanëve shprehin besimin tek Zoti dhe jeta pas vdekjes dhe pranonin se Bibla ishte frymëzuar në mënyrë të shenjtë. SHBA kanë përjetuar një rritje shumë të madhe të lëvizjeve fetare qysh nga L.II.B (p.sh Kisha e Unifikuar 1960)

Fondamentalizmi i krishter ë është reagim kundër teologjisë liberale dhe kundër laicizimit në kishë- pjesëmarrja në kishë e njerëzve të cilët nuk janë të interesuar aktivisht për fenë. Grupet fondamentaliste janë kryesisht të lidhura me të djathtën politike dhe nuk janë kufizuar në aktivizimin e drejtpërdrejtë të tyre në sferën politike. Shumica Morale e krijuar prej priftit Jerry Falwell më 1980 është një organizatë politike, por siguron anëtarësinë dhe burimet financiare prej lidhjeve me organizatat fondamentaliste. Fondamentalizmi islamik qe e ka origjinën e tij në ndeshjen ndërmjet modernizmit perëndimor dhe kulturave tradicionale ndryshon në shumë aspekte me fondamentalizmin fetar në SHBA. Si fondamentalizmi islamik dhe ai I krishterë lidhen me ndjenja të forta nacionaliste dhe udhëheqësit e tyre perkrahin nje qendrim agresiv ne marre.nderkombetare. Fondamentalizmi nxitet nga nevoja per te riafirmuar nje “komb te forte” nepermjet riperteritjes se feve dhe vlerave kulturore kryesore.

Laicizmi paraqet procesin n ëpërmjet të cilit feja humbet ndikimin e saj në sfera të ndryshme të jetës sociale. 3 dimensionet e laicizmit janë: Niveli i anëtarësimit të organizatave fetare dmth sa njerëz i përkasin një kishe ose një organizate tjetër fetare dhe janë aktivë në ndjekjen e shërbesave e të ceremonive të tjera. Niveli i ruajtjes së ndikimit social, pasurisë dhe prestigjit të kishave dhe organizatave të tjera fetare gjatë periudhave të ndryshme kohore. Besueshmëria fetare . Nivelet e frekuentimit dhe shkalla e ndikimit social të kishave nuk janë domosdo shprehje e drejpërdrejte e besimeve dhe vlerave.
Tags