Numri i varreve të humbura që janë groposur tinzash në fshehtësi nga sigurimi i
shtetit, është afërsisht 6800 persona, por ende nuk ka një shifër të saktë, madje
këta janë persona që nuk kanë ende një varr ku familjart e tyre të kenë mundësinë
të nisin vajin apo kujën për njerëzit që ende nuk i kanë në një prehje të qetë dhe
njerëzorë, ndonese konsiderohen martirë të lirisë.Shqipëria burg e izoluar nga bota
ngriti një sistem i tërë burgjesh, si në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Korçë, Berat,
Elbasan, Durrës, Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Pukë, Mirditë…etj. Në regjimin
diktatorial, shqiptarët bënë: 914.000 vjet burg dhe 256.146 vjet internim. Po
ashtu, nuk mungonin dhe burgjet e psikiatrisë si, ai në qytetin e Elbasanit ku
trajtonte si pacientë kundërshtarët e diktaturës. Në këtë pavion kryhej, “Terapia e
shuarjes së kujtesës, depersonalizimit dhe humbja e ndjenjës së realitetit për
veten”. Për gratë e dënuara ishin ndërtuar këto burgje: Aneksi i burgut te vjetër të
Tiranës, Kampi i grave në Valias, Burgu i Artizanatit në Tiranë, i Kuçovës, Kosovës
(Elbasan), Sharrës. Në Tiranë, ata që dënoheshin me vdekje, pushkatoheshin te
bregu i Lumit, pranë ish-frigoriferit, në Sharkë pranë Vorës, si dhe Farkë. Edhe në
kryeqytet shumë familje nuk kanë mundur të gjejnë eshtrat e njërëzve të afërm, të
pushkatuar me akuza të ndryshme. Në të gjithë vendin ka kampe dhe burgje të
diktaturës dhe për llogjike ka dhe viktima, njerëz që ende nuk janë gjetur, njërëz të
dalë nga burgjet dhe kampet e internimit që tregojnë atë regjim mizor, madje të
burgosurit e varrosur nuk mund të merreshin pa mbaruar dënimin, madje ka njërëz
që ende nuk e kanë mbaruar denimin ende ndose janë në varre të pagjetura. Edhe
pse kanë kalura 26 vite nga rënia e regjimit shumë pak është bërë për
trasparencën me të shkuarën, por ama ka nisur procesi i dekomunistizimit me
krijimin e muzeut kombëtar BunkÁrt 2, projekti për hulumtimin e studimin e
krimeve të komunizmit, rehabilitimin dhe dëmshpërblimin e të përndjekurve
politike, strategjia e gjetjes së varreve të humbura dhe së fundmi me hapjen e
dosjeve të spiunëve të sigurimit të shtetit, pra 26 vite pas rënies së diktaturës, nis
procesi i dekomunistizimit. Paketa e trasparencës janë përpjekje të tre viteve të
fundit nga qeveria, por ky proces krahasuar me vende ish-komuniste, duhet të
kishte përfunduar prej vitesh. Diktatura la pasoja të mëdha të parikuperueshme,
por nëpërmjet transparencës së të shkuarës, Shqipëria do të ketë mundësi të
nxjerrë në dritë sekretet e regjimit për të mundësuar ndriçimin e të ardhmes
eropiane të shqiptarëve, që regjime të tilla të mos përsëriten më.