Projekt Matematike

matildagremi 153,161 views 10 slides May 07, 2013
Slide 1
Slide 1 of 10
Slide 1
1
Slide 2
2
Slide 3
3
Slide 4
4
Slide 5
5
Slide 6
6
Slide 7
7
Slide 8
8
Slide 9
9
Slide 10
10

About This Presentation

No description available for this slideshow.


Slide Content

Projekt: Matematicjenet e njohur Lenda:Matematik .

Cfare eshte Matematika ? Fjala " matematikë " vjen nga   gjuha e lashtë greke   që do të thotë   mësim,studim ,  shkencë , përveç kësaj ajo përgjatë kohëve ka marrë një kuptim më të ngushtë dhe më teknik që do të thotë " studim matematik “ Matematika   përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat , figurat , strukturat dhe transformime.Ajo dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin,ka një natyre të pastër intelektuale,e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara.Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive .

Pitagora Pitagora   lindi afërsisht në vitin  592 p.e.s .  dhe vdiq  486 p.e.s ., ishte matematikan dhe filozof   grek .   Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë , që e do të jetë i biri i   Apollonit .Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë , e cila njihet si " Teorema e Pitagorës " e cila shprehet me barazimin   .

Arkimedi . Arkimedi   jetoi rreth viteve  287 p.e.s . 212 p.e.s.qe një   matematikan fizikant,inxhinier,astronom   dhe   filozof   i lashtësise.Thuhet nga disa   historianë e matematikanë të jetë matematikani më i madh i lashtësisë.Mendohet te kete zbuluar parimin e dendesise dhe pluskimit , i njohur edhe si " Parimi i Arkimedit " qe sipas gojedhenes e zbuloi ndersa ai po lahej ne nje vaske ( doli jashe neper rruge duke bertitur "Eureka ( evrika )" - (E gjeta )

Talesi Teorema e Talesit Teorema e Talesit thotë se: Nëse A,B  dhe C janë pika të një vije rrethore të tilla që segmenti   AC është diametër i vijës rrethore atëherë këndi   ABC  është kënd i drejtë . Teorema e anasjelltë e Talesit Teorema e anasjelltë e Talesit thotë se: Hipotenuza e trekëndëshit kënddrejt është diametër i rrethit të jashtashkruar . Talesi i Miletit lindi më  624 p.e.s .  dhe vdiq më  552 p.e.s ., ishte filozof dhe matematikan antik . Autor i veprave filozofike të cilat më vonë nga shumë shkencëtarë merren si pikënisje e punës së tyre . Historia Tales nuk është i pari që e zbuloi teoremën , dihet se këtë teoremë e zotëronin Egjiptianët dhe Babilonasit e vjetër të cilët e përdornin por pa e vërtetuar . Talesi është i pari që dha vërtetimin e saj prandaj ajo sot mban emrin e tij .

Carl Friedrich Gauss Carl Friedrich Gauss  (30 prill1777 — 23 shkurt  1855) ishte një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në shumë fusha , duke përfshirë   teorinë e numrave   analizën   gjeometrinë diferenciale   gjeodezinë   magnetizmin   astronominëdhe   optikën Nganjëherë i njohur si " princi i matematikës ", Gausi pati një ndikim të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është rradhitur pranë   Ojlerit,Njutonit   dhe   Arkimedit si një nga matematikanët më të mëdhenj të historisë .

Leonard Euler Leonhard Paul Euler ,  (15 Prill  1707 Basel,  Zvicër – 7 shtator , 1783 Saint Petersburg,  Rusi ) , ishte matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Rusi dhe Gjermani . Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si   Njehsim diferencial   dhe   teoria e grafeve . Ai gjithashtu për herë të parë paraqiti pjesën më të madhe të terminologjisë dhe nocioneve moderne matematike , pjesërisht për   analizën matematike , sikur është nocioni i   funksionit matematik.Gjithashtu është i njohur për punën e tij në   mekanikë ,  optikë   dhe   astronomi . Euler konsiderohet të jetë matematikani më i madh i shekullit të XVIII dhe një ndër më të mëdhenjtë i të gjitha kohërave . Gjithashtu është më frytdhënësi , përmbledhja e punimeve të e tij përfshinë 60–80 vëllime faqe çerekësh.Deklarata e dhënë nga  Pierre-Simon Laplace  shpreh influencën që pati Euler në matematikë , ai thotë : " Lexojeni Eulerin , lexojeni Eulerin , ai është mësuesi i të gjithë neve ."

Euklidi Euklidi   rreth  365 – 275  p.e.s .) është themelues i metodës aksiomatike në gjeometri . Ai të gjitha njohuritë gjeometrike por edhe matematike të kohës së vet i përmblodhi dhe i sistematizoi në 13 libra të cillat njihen me t i tullin   Elementet . Teorema e dyte e Euklidit Ne trekendeshin kenddrejt,cdo katet eshte i mesem i perpjesshem ndermjet hipotenuzes dhe projeksionit te tij mbi hipotenuze AC2=AH*AB Teorema e pare e Ekulidit Ne trekendeshin kenddrej,lartesia e hequr nga kulmi i kendit te drejte eshte e mesme e perpjesshme ndermejet te kateteve me hipotenuzen . CH2=AH*BH

Thenje per matematiken Matematika eshte mbreteresha e shkences , kurse aritmetika mbreteresha e matematikes . (K . GAUSS)   Shkenca arrin persosjen vetem atehere kur arrin te perdore matematiken . (K.MARKS)     Matematika është alfabeti që zoti ka shkruar universin . (Galileo Galilei )  Matematika ëshë metafizika e arsyetimit , ndërsa feja ëshë metafizika e zemrës (Gabriele Martufi )   Dashuria është motorri i jetës , matematika është motori i shkencës (Gabriele Martufi )  

Projekt:Matematicjenet e njohur Punoi:Matilda Gremi Klasa:10L