Punim Seminarik nga lënda etika dhe deontologjia : përdorimi i forcës

xsp7m2d8ws 54 views 16 slides Oct 22, 2024
Slide 1
Slide 1 of 16
Slide 1
1
Slide 2
2
Slide 3
3
Slide 4
4
Slide 5
5
Slide 6
6
Slide 7
7
Slide 8
8
Slide 9
9
Slide 10
10
Slide 11
11
Slide 12
12
Slide 13
13
Slide 14
14
Slide 15
15
Slide 16
16

About This Presentation

Përdorimi i forcës nga agjencitë e zbatimit të ligjit kërkon një balancim midis mbrojtjes së rendit publik dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Materiali trajton parimet kryesore të domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe masave paraprake, të cilat rregullojnë përdorimin e forc...


Slide Content

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS
FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK
DREJTIMI:SIGURI DHE KRIMINALISTIK
LËNDA:
ETIKA POLICORE DHE DEONTOLOGJIA
TEMA:
PËRDORIMI I FORCËS


PUNOI: MENTORI:
Enes salioski Prof. Dr. Qebir avziu
Tetovë 2022

PËRMBAJTJA
Hyrje.........................................................................................................................................................................2
1.Definimi.................................................................................................................................................................3
2.E drejta ndërkombtare mbi agjencitë për zbatimin e ligjit..................................................................................3
3.Tre parimet e përgjithsme që rregullojn përdorimin e forcës............................................................................4
3.1 Parimi i domosdoshmëris..................................................................................................................................4
3.2 Parimi i proporcionalitetit...................................................................................................................................5
3.3 Parimi i ndërrmarjes të masave paraprake.......................................................................................................5
4.Përdorimi i forcës në polici................................................................................................................................6
4.1 Përdorimi i forcës fizike...................................................................................................................................6
4.2 Përdorimi i shufrës policore(shkopi i gomës).................................................................................................7
4.3 Përdorimi i mjeteve për lidhje(prangat)...........................................................................................................7
4.4 Përdorimi i qenit zyrtar......................................................................................................................................7
4.5 Përdorimi i armës së zjarrit.........................................................................................................................8-9
4.5.1 Masat që ndërmerren nga zyrtari policisë pas përdorimit të armës së zjarrit..........................................9
4.6 Përdorimi i mjeteve për ndalim të detyrueshme të automjeteve....................................................................9
4.7 Përdorimi i mjeteve detyruese ndaj një grupi.................................................................................................10
4.7.1 Paralizatori elektrik........................................................................................................................................10
4.7.2 Plumbi i gomës.............................................................................................................................................11
4.7.3 Mjetet eksplosivo-piroteknike.......................................................................................................................11
4.7.4 Mjetet kimike.................................................................................................................................................11
4.7.5 Topi i ujit........................................................................................................................................................11
4.7.6 Automjetet speciale për rend dhe qetsi publike............................................................................................12
4.8 Kushtet për përdorimin e mjeteve detyruese..................................................................................................12
Përfundim...............................................................................................................................................................13
Literatura e shfrytëzuar..........................................................................................................................................14
1

HYRJE
Si në kohrat më të hershme po edhe tash përdorimi i forcës ka qënë dhe është nji ndër mënyrat e
domosdoshme për kryerjen e disa punëve policore.
Përdorimi i forcës në polici daton që nga fillesat e paraqitjes së policisë ose strukturave për zbatimin e
ligjit.
në një frigë se nënpunësit e policisë do të keëpërdorin këtë pushtet lindi standardizimi dhe vendosja e
një ligji mbi përdorimin e forcës në një përpjekje për të mbrojtur të drejtat dhe lirit e qytetarëve.
Prap edhe në ditët e sotme kjo frig egziston përkundër ligjeve dhe mekanizmave mbrojtse sic jan
kamerat trupore që duhet përdoren nga zyrtarët e policis cdo herë që ato kan kontakt me qytetarët.
Edhe pse në shtete të ndryshme substanca e ligjit mbi përdorimin i forcës,mënyrat dhe mjetet ndryshojn
qëllimi mbetet i njejt kufizimi i forcës policore në një përpjekje për të evituar abuzimet e kti pushteti
dhe për të mbrojtur qytetarët.
Përdorimi i forcës në shum raste është i domosdoshëm për të ndaluar rrezikun që na paraqitet por cdo
hërë zyrtarët policor por edhe zyrtarët ushtarak duet të rrespektojn rregullat të përcaktuara me ligj mbi
përdorimin e forcës dhe të rrespektojn parimet .
2

1. Definimi
Përdorimi i forcës në përgjithsësi mund të përkufizohet si mjet i zbatimit të detyrueshëm ose tejkalimit
të rezistencës ndaj urdhrave të nji nënpunësi policor për të mbrojtur jëtën e tij , jetën e qytetarëve apo
pronën, ose për të marr një person në paraburgim.
Për këtë arsye disa agjenci i referohen përdorimit të forcës si ''përgjigje ndaj rezistencës''.
Llojet e forcës mund të përfshin përdorimin e forcës në mënyr:verbale,fizike,kimike,përdorimi i
elektro-paralizatorëve dhe forcë vdekjeprurëse (armët e zjarrit)etj.
1
2.E drejta ndërkombtare mbi agjencitë për zbatimin e ligjit
Shumë nga rregullat që rregullojnë përdorimin e forcës u artikuluan fillimisht në dy instrumentet e
përpunuara nën kujdesin e kombeve të bashkuara (OKB) për krimin sic jan kongresi Kodi i sjelljes të
vitit 1979 për zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe parimet themelore mbi përdorimin e forcës dhe armëve të
zjarrit nga organet ligj-zbatuese të vitit 1990.
shum nga kto norma të përcaktuara në kto tekste konsiderohen gjerësisht si detyruese.
Psh:Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut dhe gjykata amerikane e të drejtave të njeriut ka cituar
parimet themelore të vitit 1990 si deklarata autoritative dhe të rregullave ndërkombtare që rregullojnë
përdorimin e forcës.
Komiteti i të drejtave të njeriut thekson se ''te gjith operacionet e organeve ligj zbatuese dhe punonjësit
e tyre duhet të jenë në përputhje me standartet ndërkombtare përfshirë kodin e sjelles për zbatimin e
ligjit''
këto standarte përfshin dhe trajnimin e duhur për të punsuarit në organet ligj zbatuese për të siguruar
implementim i standarteve në të gjitha rrethanat dhe të sigurohet rrespektimi i plotë i së drejtës për
jetë.
2
përdorimin e forcës prej organeve ligjzbatuese po ashtu edhe oganet tjera që gëzojn pushtet të till e
kufijzon edhe deklarata e përgjithshme mbi të drejtavt e njeriut ku thot asnjeri nuk duhet ti nënshtrohet
mundimit,veprimit,ose dënimir të egër jonjerzor ose poshtërues.
3
Pra këto ligjie luajn një rrol shum të rëndësishëm në nivel ndërkombtar ku edhe substanca e vet ligjeve
që ndalojn keqpërdorimin e forcës nga organet ligjzbatuese.
1Https://Policedatainitiative.org/datasets/use-of-force/
2https://www.geneva-academy.ch/joomlatools-files/docman-files/in-brief6_WEB.pdf
3Deklarata e përgjithsme mbi të drejtat e njeriut Neni 5.
3

3.Tre parimet e përgjithsme -
që rregullojn përdorimin e forcës
Për aq sa rregullohet përdorimi i forcës, ligji mbi përdorimin e forcës në organet ligj zbatuese përmban
3 komponentë kryesor dhe ato jan
4
:Parimi i domosdoshmëris,parimi i proporcionalitetit dhe detyra e
ndërmarjes së masave paraprake.
Këto norma jan të detyrueshme mbi të gjitha shtetet si parime të përgjithshme të së drejtës parimi i
domosdoshmëris dhe proporcionalitetiet vendosin kufizime se si dhe kur forca mund të përdoret në
mënyr ligjore gjat veprimeve policore.
Zyrtarët e organeve ligjzbatuese duhet të rrespektojn të dy parimet, mosrrespetimi i njërit parim
nënkupton që të drejtat e njeriut jan shkelur.
Në anën tjetër parimi i ndërmarjes së masave paraprake zbatohet për të siguruar që operacionet
policore të jen planifikuar dhe kryer në at mënyr që minimizojn rrezikun e lëndimeve
3.1 Parimi i domosdoshmëris
Parimi i domosdoshmëris thotë se forca e përdorur për qëllim zbatimin e ligjit duhet të jet e
domosdoshme për rrethanat dhe se cdo mënyr tjetër e veprimit përvec përdorimit të forcës në ato
rrethana nuk është efektive.
Neni 3 i kodit të sjelljes të vitit 1979(SHBA) përcakton se zyrtarët policor mund të përdorin forcën
vetëm kur në mënyr rigoroze është e nevojshme.Komentimi zyrtar thekson se cdo përdorim i forcës nga
zyrtarët duhet të jet në rrethana të jashtzakonshme
5
.Gjithashtu në nënin 80 paragrafi 3 të ligjit për polici
përcaktohet se mjetët për detyrim mund të përdoren vetëm kur qëllimi nuk mund të arrihet në mënyr
tjetër.
6
Parimi i domosdoshmëris ka tre komponentë
7

Kualitativ:është forca e nevojshme ose e mundshme për të arritur qëllimit dhe a mund të arrihet qëllimi
pa përdorimin e forcës.
Kuantitative:Sa forcë është e nevojshme për të arritur një qëllim, niveli i forcës duhet të jetë në
4S. Casey-Maslen and S. Connolly, Police Use of Force under International Law, Cambridge University Press,
forthcoming (2017), Ch. III.
5As 1990 Basic Principle 4 provides: ‘Law enforcement officials, in carrying out their duty, shall, as far as possible, apply
non-violent means before resorting to the use of force and firearms. They may use force and firearms only if other means
remain ineffective or without any promise of achieving the intended result
6Ligji për polici neni 80 Paragrafi 3
7Special Rapporteur on extrajudicial executions, UN Doc. A/HRC/26/36 (2014), §§ 59-62.
4

minimum e cila prap mund të konsiderohet efektive.
E përkohsme (temporale) përdorimi i forcës duhet të ndaloj pasi të jet arritur qëllimi ose nuk mund të
arrihet më ai qëllim.
3.2 Parimi i proporcionalitetit.
Parimi i proporcionalitetit cakton një kufij për forcën që mund të përdoret për të arritur qëllim legjitim
nga organet ligj-zbatuese
parimi i proporcionalitetit shërben edhe për të përcaktuar se a ka një balans ndërmjet benefitit të
përdorimit të forcës dhe pasojat e mundshme që mund të shkaktohen nga përdorimi i saj.
sipas parimit 5 B të parimeve baz të vitit 1990 kurdo hërë që përdorimi i ligjshëm i forcës dhe armëve
të zjarrit ësht i pa shmangshëm, zyrtarët policor duhet të veprojn në proporcjon me seriozitetin e veprës
penale dhe rrezikut që u paraqitet, zyrtarët policor duhet të minimizojn dëmet dhe dëmtimet dhe të
rrespektojn dhe ruajn jetën njerzore.
8
Një shembull i përdorimit joproporcjonal të forcës do të ishte përdorimi i armës së zjarrit për të ndaluar
një vjedhës të pa armatosur që të mos arratiset.
Parimi i proporcionalitetit ndalon përdorimin e forcës ku dëmi i shkaktuar tejkalon benefitet nga
përdorimi i forcës
9
3.3 Parimi i ndërmarjes së masave paraprake
Parimi i ndërmarjes së masave paraprake është si prekursor i parimit të domosdoshmëris dhe parimit të
proporcionalitetit, autoritetet kan për detyr që të planifikojn operacionet e tyre në at mënyr që të
minimizojn dëmet që mund tja shkaktojn publikut ose edhe vet nënpunësve të vet.
10
nevoja për të përdorur forcën mund të minimizohet por ndoshta edhe plotsisht të menjanohet nëse
nënpunësit policor organizohen mir dhe njoftohen mir me atë se me cka kan të bëjn me sa persona kan
të bëjn krijimin e nji plani të hollsishëm mbi veprimet e zyrtarve policor ku zyrtarët do të lëvizin dhe
do të marrin hapa si një trup.
Gjithashtu dhe mjetet që përdoren luajn një rrol të rëndësishëm, fatalitetet si dhe përdorimi i forcës
mund të zvoglohet nësë zyrtarët policor mbajn mjete adekuate sic jan :helmeta, mburoja, jelek anti
8The general principles of use of force in law enforcement Principle 5(b) 1990
9Use of force Guidelines for implementation of the basic principles on the use of force and firearms by law enforcement
officials short version Amnesty internationa.
10Report of the Special Rapporteur on extrajudicial, summary or arbitrary executions, Christof Heyns, A/HRC/26/36, 1
April 2014, §63.
5

plumb si dhe mjete të blinduara të transportit.
11
4.Përdorimi i forcës në polici
Përdorimi i forcës përmendet në ligjin për polici prej nenit 80 deri në nenin 93-a gjithashtu përdorimin
e forcës e hasim në dekretin për përdorimin e mjetëve për detyrim të vitit 1998.
sipas ligjit për polici me detyrim nënkuptojm shtypjen e duhur,legjitime dhe proporcionale me an të
forcës fizike apo mekanike e parapar me ligj, e drejtuar kah ndonjë person nga ana e zyrtarit policor
vetëm kur punët policore smund të kryhen në mënyr tjetër.
12
ky nen gjithashtu ndalon përdorimin e focës për të shtyr dikë që të pranoj fajin ose të japi deklarat
mjetet për detyrm do të përdoren, nëse qëllimi i veprimit të policis nuk mund të realizohet në mënyr
tjetër.
Nënpunsi policor cdoher do të përdori mjetet e detyrimit në atë mënyr që me ma pak dëmtime do tja
arrij qëllimit.
si mjete të detyrimit jan:përdorimi i forcës fizike, përdorimi i shkopit të gomës i mjeteve për
lidhje(prangat), përdorimi i pajisjeve për ndalim të detyrueshëm të automjeteve, përdorimi i qenit
policor, përdorimi i mjeteve kimike, përdorimi i armës ndaj personave.
Gjithashtu dhe mjetet për detyrim ndaj gupacioneve , përdorimi i paisjeve të vecanta, armë mjete
shpërthyese etj.
4.1 Përdorimi i forcës fizike
me forc fizike konsiderohet përdorimi i masave të ndryshme arteve luftarake ose veprimeve të
ngjashme me to mbi trupin e një personi tjetër, me qëllim zmbrapsjen e një sulmi, parandalimin e
arratisjes ose tejkalimin e rezistencës.
13
forca fizike si dhe përdorimi i njohurive të arteve luftarake i nevoitet nënpunësit policor në rastet kur ka
të bëj me rezistencën gjat arrestit , arratisjen, ose për vetëmbrojtjen e nënpunësit policor, por nënpunësi
edhe përgjat përdorimit të forcës fizike duhet të ket parasysh parimin e proporcionalitetit si dhe të
ndaloj me përdorimin e forcës fizike në momentin që nuk përmbushen më kushtet për përdorimin e
forcës.
111990 Basic Principle 3.
12Ligji për polici neni 80 Tekst i pastruar i vitit 2021. e marrë në 22.12.2022
13Ligji për polici neni 83
6

4.2 Përdorimi i shufrës policore(shkopi i gomës)
Përdorimi i shufrës policore konsiderohet si gradë në e lart në krahasim me përdorimin e forcës fizike
pasi dëmtimet mund të jen më të mëdha.
Përdorimi i shufrës policore është e lejushme kur me përdorimin e forcës fizike punët policore nuk
mund të realizohen.
14
shufra policore është e ndaluar për përdorim ndaj fëmijëve, njërëz të sëmur, pleq, invalidë dhe femra
shtatzëna përvec nëse këto persona me arm zjarri apo me tjetër mjet rrezikojn jetën e zyrtarit policor
apo ndonjë personi tjetër por nuk përdoret (goditet) në pjesët vitale të trupit (koka, stomaku,ijet )
15
.
4.3 Përdorimi i mjeteve për lidhje (prangat)
Mjetet për prangosjen e personave përdoren për shkak të:
1)pengimit të rezistencës të personave ose zmbrapsjen e sulmit drejtuar ndaj nëpunësit policor;
2)pengimit të ikjes së personave
3)pengimit të vetëlëndimit ose lëndimit të personave të tjerë.
Nënpunësi policor zakonisht ia lidh duart personit pas ëhpinës së tij.
16
Për përdorimin e prangave zyrtari duhet të marr në konsiderat faktorët sic jan mosha,gjinia,madhsin e
personit, forcën e personit si dhe gjendjen shëndetsore, tek kjo e fundit zyrtari policor duhet të ket
kujdes I vecant pasi që mund të shkaktoj edhe dëme të pa kthyeshme gjat vendosjes së prangave
17
.
4.4 përdorimi i qenit zyrtar
Qeni zyrtar përdoret si mjet për detyrim në rastet kur:
1) janë plotësuar kushtet për përdorimin e forcës fizike ose shkopit të gomës.
2) Janë plotësuar kushtet për përdorimin e armës së zjarrit dhe
3)rivendoset rendi dhe qetësija e prishur publike .
Në rastet kur janë plotësuar kushtet për përdorimin e armës së zjarrit, qeni zyrtar mund të shfrytëzohet
edhe pa gojëz mbrojtëse, ndërsa në të gjitha rastet tjera vetëm me mbrojtëse
18
.
Përdorimi I qenit policor njejt sikur arma e zjarrit konsiderohen forc vdekjeprurëse në shum shtete
19
.
14Ligji për polici neni 84
15Dekreti për përdorimin e mjeteve detyruese dhe armës së zjrrit Neni 16 ,,Gazeta zyrtare e RM'' nr.63/94 viti 1998.
16Ligji pwr polici neni 85
17ACPO Guidance on the use of Handcuffs Date printed: 04/11/10 Version 2 marr mw 23.12.2022
18LP neni87
19U.s departament of justice- office of justice programs. K-9 legal aspects: Are dogs deadly force?.
7

4.5 Përdorimi i armës së zjarrit
arma e zjarrit është mjeti I fundit që zyrtari policor duhet të konsideroj që të përdori.
Zyrtari policor është I autorizuar ta përdor armën e zjarrit kur ajo është absulutisht e domosdoshme dhe
kur me përdorimin e mjeteve tjera për detyrim punët policore nuk mund të kryhen.
Nënpunësi policor është I autorizur ta përdor armën e zjarrit kur në mënyr tjetër dhe me përdorimin e
mjeteve tjera nuk mund:
1. Të mbroj jetën e vet ose jetën e njerzve të tjer.
2.të pengoj kryerjen e veprës penale për të cilën mund të shqiptohet dënim me bueg në zgjatje prej së
paku 4 vjetësh.
3.Të pengoj arratisjen e personit e personit të hasur në kryerjen të veprës penale për të ciën mund të
shqiptohet dënim me burg prej 10 vjetësh ose më I rënd por edhe për personin që ka flet arrest ndaj një
vepre të till.
4.Të pengohet arratisja e personit të privuar nga liria për vepër penale që dënohet me burgim prej 10
vjetësh ose mëshum ose e personit për të cilën është lëshuar fletarrestimi për shkak të arratisjes nga
vuajtja e dënimit me burg për vepra të tilla penale.
5.të pengohet sulmi mbi objekt ose mbi personin që sigurohet
Para përdorimit të armës së zjarrit nënpunësi policor do të jap urdhër me gojë dhe paralajmrin
''ndal,policia'' dhe pastaj paralajmrimin e dytë ''ndal, do të gjuaj''.
Këto pralajmrime ose urdhra nuk përdoren nëse rrethanat nuk lejojn përdorimin e tyre.
Zyrtari policor nuk do të përdor armë zjarri ndaj personit I cili është mbajtur në arrest, përvec kur kjo
është e domosdoshme të mbroj jetën e vet ose të personave tjer si dhe në rastet kur është e nevojshme
që të pengohet arratisja e personit të mbajtur nën arrest
20
.
Ndalohet përdorimi I armëve të zjarrit ndaj të miturit me përjashtim të rastit kur ai është I armatosur
dhe përbën kërcënim të drejtpërdrejt dhe të menjëhershëm për jetën ose shëndetin e zyrtarit apo
personit tjetër dhe është e pamundur për ta palandaruar këtë kërcënim me mjete tjera,
ndalohet përdorimi I armëve të zjarrit në rast se I mituri është duke u larguar nga vendi I paraburgimit
ose burgimit
21
.
Përdorimi I armës së zjarrit nuk lejohet nëse vihet në rrezik jeta e personave tjerë, përvec nëse
përdorimi I armës së zjarrit është mjet I vetëm për mbrojtje nga sulmi I drejtpërdrejt ndaj nenpunësit
20LP neni 89
21 Kodi I drejtwsis penale pwr tw mitur I vitit 2017 neni 54
8

ose personave tjer
22
përdorimi I armës së zjarrit nuk konsiderohet si përdorim në disa raste:
kur gjuajm në ajër për shkak të sinjalizimit, kërkimit të ndihmës dhe frikësimit,si dhe gjuajtja në kafshë
kur ato e rrezikojn jetën e njerzve.
Arm zjarri përdoret ndaj kafshëve kur prej tyre na kanoset rrezik I sulmit të drejtpërdrejt ndaj jetës dhe
trupit të njerzve aspo nëse ekziston rreziku për jetën ose shëndetin e njerzve ( sëmundje ngjitëse dhe
ngjashëm).
Arma gjitashtu përdoret ndaj kafshëve të sëmura dhe të plagosura rëndë në rastin kur veterineri ose
ndonjë person tjetër nuk mund të ndërrmar masa përkatse.
4.5.1 Masat që merren nga zyrtari i policisë pas përdorimit të
armëmve të zjarrit.
cdo punonjës policor, pas përdorimit të armëve të zjarrit pavarsisht pasojave që kan ardhur,merr këto
masa:
1. njofton menjëher eprorët mbi rrethanat dhe pasojat që kan ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit
2.t'u jap ndihmë mjeksore të dëmtuarve në qendrën më të afërt
3.të ruaj kufomën, të siguroj dëshmitarët dhe vendin e ngjarjesderi në mbërritjen e grupit hetimor.
4.të përpiloj raport shërbimi ku të pasqyrohen me hollësi rrethanat që bënë të domosdoshëm përdorimin
e armës.
23
4.6 Përdorimi i mjeteve për ndalim
të detyrueshëm të automjeteve.
Mjeti për ndalim të deyrueshëm të autojeteve zbatohet për shkak të:
1.pengimit të ikjes së personit icili është hasur në kryerjen e veprës penale për të cilën ndiqet sipas
detyrës zyrtare.
2.pengimit të ikjes së personit i cili është privuar nga liria.
3.pengimit të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetror me automjet dhe
4.pengimit të afrimit të palejuar të veturave në objektet ose rajonet ku gjinden personat, të cilët i
sigurojn nënpunës policor
22LP neni 90
23E drejta policore (ligjerat e autorizuar) mr.sc fatos haziri prishtinë, 2007 faqe 69.
9

4.7 përdorimi i mjeteve për detyrim ndaj një grupi
përdorim i mjeteve për detyrim ndaj një grupi kemi gjat rivendosjes së rendit dhe qetësis publike të
prishur në përmasa të mëdha në këto rastë nënpunësi policor është i autorizuar që ti japë urdhër grupit
të personave që të shprëndahen.
nëse grupi nuk shprëndahet, lejohet përdorimi i mjeteve të detyrumit sic jan:
1.Forca fizike
2.Shkopi i gomës.
3.Paraizatori elektrik
4.mjete kimike
5.plumbat e gomës
6.qeni policor
7.Automjete speciale për rendin dhe qetsin publike
8.Mjete eksplozivo-pirotehnike.
24
Për dallim nga përdorimi i mjeteve për detyrim në rrethana normale kur kemi të bëjm me 1 person,
në përdorimin e mjeteve për detyrim ndaj një grupi hasim mjete të cilat nuk përmenden në përdorimin e
forcës ndaj një personi sic jan mjetet kimike të cilat mund të përdoren vetëm kur kemi të bejm me një
grup njerzish.
4.7.1 Paralizatori elektrik
Paralizatori elektrik përdoret për paaftësim të përkohshëm të përsonave agresiv kur personi nuk mund
të ndalohet me mjete tjera të detyrimit
25
.
paralizatori elektrik zbraz përafërsisht 50.000 volt energji elektrike në trupin e njeriut e cila con trupin
që të ket ngurtsim të pa kontrollueshëm të muskujve dhe kollaps i menjëhershëm
26
.
ky lloj aparati përmendet për her të par ne ligjin për ndryshim të ligjit për policin të vitit 2015.
para vitit 2015 paralizatori elektrik nuk përmendet.
paralizatori elektrik në Shba përdoret pothuajse gjat cdo rezistence që nënpunësit policor e hasin gjat
arrestimeve ndërsa në RMV ky mjet përdoret vetëm në raste të vecanta.
24ligji për polici neni 91 viti 2015
25ligji për polici neni 91-a viti 2015
26use of tasers by law enforcement agencies guidelines and recommendations By stanford criminal justice center 2005
10

4.7.2 Plumbi i gomës
Plumbi i gomës përdoret për të paaftësuar një person në mënyr të përkohsme në turma që prishin në
mënyr aktive rendin dhe qetësin publike
27
Plumbat e gomës jan fishekë të ngurtë me majë të bëra prej gome ose metali të veshur me gomë.
Si cdo mjet detyrimi edhe plumbi i gomës nuk është plotsisht i sigurt për përdorim plagët mund të
shkojn prej të lehtave sic jan shenja nxierje në lëkur deri në lëndime të rënda sic jan thyerje të
kockave,lëndime në sy,dëmtime në trru,lëndime të organeve të brëndshme
28
.
4.7.3 Mjetet eksplozivo-piroteknike
Me mjete eksplozivo-piroteknike nënkuptojm bomba-flash, shok bomba,dhe bomba tymuese që
përdoren kur kemi të bëjmë me shkelje të rendit dhe qetsis publike,nxjerrja e njerzve nga një hapsir e
mbyllur,shpërqëndrimi ose zgjidhjen e situatave kur kemi të bëjmë me pengje
29
.
4.7.4 Mjetet kimike
Mjetet kimike më së shumti përdoren në raste kur kemi demostrata të cilët vazhdimisht thyejn rendin
dhe qetsin publike.
Në demonstrata përdoret një lëng që irriton sytë,shkakton marramendje dhe imobilizon personin.
shpesh her këtë lëng e hasim në topat e ujit e mbushur me lëng të këtill e cila ka efekt shum të madh në
zbrapsjen e agresorëve
30
si mjete kimike konsiderohet edhe gazi lotsjellës që shkakton irritim dhe djegje tek sytë dhe vështirsi në
frymëmarrje.
4.7.5 Topi i ujit
Topi i ujit është pajisje që gjuan një rrymë uji me shpejtsi të lart.
një top uji mund të jap një vëllim të madh uji, shpesh topi i ujit gjuan mbi dhjet metra larg. topi i ujit
përdoret në kontrollin e demonstratave për të zbrapsur agresjonin e personave.
topi i ujit mund te coj në lëndime dhe deri në vdekje kemi raste të shumta të vdekjeve në raste kur topi i
ujit ka qënë i përzier me amoniak,gaz lotsjellës në formë lëngu,si dhe përdorimi i topit të ujit në kushte
27ligji pwr polici neni 91-a paragrafi 2 viti 2015
28https://www.healthline.com/health/rubber-bullet-wound#risks-of-being-shot marrë në 23.12.2022
29LP neni 91-a paragrafi 4 viti 2015
30https://emergency.cdc.gov/agent/riotcontrol/factsheet.asp#:~:text=The%20most%20common%20compounds%20are,)
%20and%20chlorobenzylidenemalononitrile%20(CS). marrë në 23.12.2022
11

klimatike të ftohta
31
.
4.7.6 Automjetet speciale për rend dhe qetësi publike
Me automjete speciale për rend dhe qetësi publike nënkuptojm: automjete me rrjeta të posacme për të
bllokuar hapsirën me qëllim për të kufizuar lëvizjen, shtypjen e turmës si dhe topave të ujit të
integruara në këto automjete.
32
4.8 Kushtet për përdorimin e mjeteve detyruese.
cdo përdorim i mjeteve detyruese duhet të ket baz të arsyeshme për përdorimin e tyre që nga përdorimi
i forcës fizike deri tek përdorimi i forcës vdekjeprurëse dhe secili përdorim i forcës të bëhet në baz të
ligjeve dhe parimeve të vendosura për këtë cështje.
Për përdorimin e mjeteve për detyrim nënpunësi policor duhet të ket parasysh situatën në të cilën
ndodhet të dhe në cfar mënyre do të veproj në situatën konkrete.
Kushti për përdorimin e forcës fizike përmbushet atëher kur ekzsiton rrezik për
sulm,arratisje,rezistenc dhe kur personi nuk i bindet urdhrave.
kushti për përdorimin e shkopit të gomës përmbushet atëher kur me përdorimin e forcës fizike ose
teknikave të ndryshme të arteve luftarake nuk mund të arrihet rezultat.
kushti për përdorimin e mjeteve për lidhje përmbushet atëher kur ekziston rrezik që personi të
shkaktoj dëm nënpunësit policor osse vetvetes,ose kur egziston rrezik për arratisje.
Kushti për përdorimin e mjeteve për ndalim të detyruar të automjeteve përmbushet atëher kur
paraqitet nevoja për ndalimin e automjetit e cila arratiset dhe me përdorimin e ndalimit të rëndomt nuk
mund të arrihet rezultat .
Kushti për përdorimin e qenit policor përmbushet atëher kur kemi të bëjmë me thyerje të rendit dhe
qetësis publike por si kusht është që tjen përmbushur kushtet për përdorimin e forcës fizike dhe shkopit
të gomës poashtu edhe kushtet për përdorimin e armës.
Kushti për përdorimin e armës së zjarrit përmbushet atëher kur mjetet tjera për detyrim nuk kan
efekt dhe ekziston rrezik jete ndaj qytetarëve ose nënpunësit policor.
përdorimi i armës së zjarrit për sinjalizim ose për të trrembur nuk ka kushte dhe sipas ligjit për policin
nuk konsiderohet si përdorim i armës.
Për përdorimin e paralizatorit,mjeteve kimike,topi i ujit,plumbave të gomës,automjetet speciale për
rend dhe qetsi publike si dhe mjetet eksplozivo-piroteknike mund të përdoren vetëm me urdhër të
31https://en.wikipedia.org/wiki/Water_cannon#Riot_control marrë në 23.12.2022
32LP neni 91-a paragrafi 3 viti 2015
12

nënpunsit policor i cili udhëheq me operacionin policor.
33
tipike e mjeteve të përmendura si paralizator,topi i ujit etj. është se kto mjete përdoren vetem kur në
mënyr masive ose në grup prishet rendi dhe qetsia publike dhe rastet kur kemi të bëjmë me pengje apo
terorizëm
Përfundim
Të gjith ligjet,parimet si dhe menyra e implementimit të mjeteve për detyrim kan për qëllim përdorimin
efikas , mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe evitimin e keqpërdorimeve që mund të bëhen nga ana e
nënpunsve policor.
polica nuk do të ishte efikase dhe funksjonale nëse rreptësisht do ti ndalohej cdo form e forcës.
këto parime dhe ligje na japin një pasqyr të pastër se kur abuzohen të drejtat e njeriut dhe anashkalimi i
njërës ngakëto parime ose ligje nënkupton shkeljen e liris dhe të drejtave të njeriut.
33LIGJI PËR POLICI neni 91-B viti 2015
13

Literatura e shfrytëzuar
E drejta e policisë ligjerat e autorizuar mr.sc fatos haziri Prishtinë 2007
Ligji për polici i Rmv 2015
use of tasers by law enforcement agencies guidelines and recommendations By stanford criminal
justice center 2005
Kodi i drejtsis penale për të mitur R.e shiqpërisë viti 2017
ACPO Guidance on the use of Handcuffs Date printed: 04/11/10 Version 2 marr mw 23.12.2022
U.s departament of justice- office of justice programs. K-9 legal aspects: Are dogs deadly force?.
Dekreti për përdorimin e mjeteve detyruese dhe armës së zjrrit Neni 16 ,,Gazeta zyrtare e RM'' nr.63/94
viti 1998.
1990 Basic Principle 3.
The general principles of use of force in law enforcement Principle 5(b) 1990
Use of force Guidelines for implementation of the basic principles on the use of force and firearms by
law enforcement officials short version Amnesty internationa.
Report of the Special Rapporteur on extrajudicial, summary or arbitrary executions, Christof Heyns,
A/HRC/26/36, 1 April 2014, §63.
S. Casey-Maslen and S. Connolly, Police Use of Force under International Law, Cambridge University
Press, forthcoming (2017), Ch. III.
As 1990 Basic Principle 4 provides: ‘Law enforcement officials, in carrying out their duty, shall, as far
as possible, apply non-violent means before resorting to the use of force and firearms. They may use
force and firearms only if other means remain ineffective or without any promise of achieving the
intended result
S. Casey-Maslen and S. Connolly, Police Use of Force under International Law, Cambridge University
Press, forthcoming (2017), Ch. III.
https://www.geneva-academy.ch/joomlatools-files/docman-files/in-brief6_WEB.pdf
Https://Policedatainitiative.org/datasets/use-of-force/
Deklarata e përgjithsme mbi të drejtat e njeriut Neni 5.
14

15