"Plaku dhe deti" - Ernest Miller Heminguej - Mujasera Aliu, prof.

520 views 7 slides Jan 09, 2022
Slide 1
Slide 1 of 7
Slide 1
1
Slide 2
2
Slide 3
3
Slide 4
4
Slide 5
5
Slide 6
6
Slide 7
7

About This Presentation

I vetmuar apo i rrethuar me njerëz!!!!


Slide Content

“Plaku dhe deti ” “ Old Man and the Sea” Ernest Heminguej Mujasera Aliu, prof.

“Plaku dhe deti” është vepra me të cilën Ernest Heminguej fitoi Çmimin Nobël, 1954. Forma letrare – novelë Novelën e shkruan 1951, kurse e boton 1952 në Kubë Personazhët kryesorë: Plaku, Santiago dhe një djalë i ri, Manolino Ngjarja ndodh brenda 85-së ditëve, në Gjirin Mesdhe Veprën e përshkon më tepër monologu Ernest Heminguej e përdor parimin “ajsberg” – flet pak e nënkupton shumë

Përmbajtja e romanit... Novela fillon me një peshkatar të moshuar, Santiago... Ai jetonte vetë në një kasollë buzë detit dhe kohë pas k ohe e vizitonte një djalë i ri, Manolino , që me lejen e p rindërve duhej ta mësonte peshkimin nga plaku, i cili gjithë jetën e kishte kaluar me peshkim. Santiago sa m undej e mësonte Manolinon, mirëpo të kishte zënë n donjë peshk të madh, atë nuk e kishte arritur. Prindërit ia ndaluan Manolinos të lundronte me plakun d he e urdhëruan të lundrojë me marinarë më të s uksesshëm.

Edhe pse prindërit ia ndaluan shkuarjen te plaku, ai përsëri e vizitonte duke i sjell edhe ushqim...Pikërisht, atë ditë kur e vizitoi, Santiago i tregoi se të nesërmen lundron deri në Gjirin Mesdhe për ta zënë peshkun e madh, Marlin . 84 ditë në pritje... 84 ditë në luftë të pabarabartë mes njeriut dhe natyrës Plaku i pafat niset me lundrën e tij drejt Gjirit Mesdhe. Ishte i bindur se do ta zë peshkun Marlin, një peshk gjigant, që deri atëherë asnjë nga peshkatarët nuk ka arritur ta zë. Në ditën e 85-së i qesh fati, i del para peshku gjigant, e godet me fuzhnjë e plagos, por shpirti plak ia dinte se çfarë hoqi me të derisa e fitoi. Ashtu të plagosur e lidh për varkën e tij dhe niset i lodhur drejtë b regut si fitimtar. Por, gjithnjë ka një p or, gjaku i peshkut i ftoi mysafirët të c ilët nuk i priste Santiago.

Mysafirët ishin peshkaqenët...Filloi një luftë e pamëshirshme në mes Santiagos dhe pesë peshkaqenëve. Ia doli? P o! Si? Me tërë fuqitë e tij të fundit...Ashtu lundronte drejtë bregut, kurse Maku, peshkaqeni tinëzar ia arriti qëllimit, e hëngri peshkun dhe ia la vetëm eshtrat. Pamje trishtuese për Santiagon e pafat, edhe në momentin e fundit kur mendoi se kishte trumfuar, disfata e përcillte nga pas. Disi arriti te bregu, e hoqi litarin dhe doli vetëm skeleti i peshkut gjigant. I lodhur u tërhoq në kasollën e tij, e zuri gjumi...

Të nesërmen në mëngjes ishin mbledhur rreth skeletit të peshkut një grup peshkatarësh, si dhe turistë, gjithë habiteshin se kush e ka zënë atë peshk gjigant, edhe pse trupi i mungonte! Manolino ia solli gazetat Santiagos dhe kafen dhe i premtuan njëri - tjetrit se të nesërmen së bashku do të dalin të peshkojnë. Por, e nesërmja ishte e nesërme, Manolino mbeti me ëndrrat e tij rinore, përderisa Santiago u nda nga jeta .

Në novelë kemi disa momente të rëndësishme: Plakun në perëndim të jetës dhe detin e paskajshëm. Santiago në botën plotë pabesi dhe zhgënjim. Njeriu plaket, kurse natyra mbetet e njëjtë.   Ernesti e lartëson njeriun dinjitoz përballë dështimeve dhe sfidave në jetë. Një luftë në jetë, që e jep edhe mesazhin filozofik, është se njeriu nuk është krijuar për t ’ u dorëzuar, për t ’ u mposhtur . Mirëpo, njeriu ndjen edhe frikë edhe gëzim. Gëzimi është një moment i së tashmes, kurse frika është e nesërmja, që për dikë mund të jetë fundi, e për dikë fillimi i frikës. Ja pra, kjo është jeta.